RCCOLA

Shkëlqimi i shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Fundjava që e lamë pas ka qenë e bereqetshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në skuadra të ndryshme të botës. Me golat e shënuar ata ndihmuan ekipet e tyre që të dalin triumfues në fushën e gjelbër.

Erton Fejzullahu

Erton Fejzullahu ka udhëhequr Djurgaardenin në fitoren bindëse ndaj Halmstadit (4:1). Sulmuesi shqiptarë në këtë takim realizoi dy golat e parë. Fejzullahu golin e parë e ka realizuar në minutën e gjashtë, derisa të dytin në minutën e 52-të.

Erfan Zeneli

Edhe Erfan Zeneli po vazhdon ta ndihmoj Helsinkin në rrugën e saj drejt titullit të kampionit. Mesfushori kosovar ka realizuar gol për ekipin nga kryeqyteti i Finlandës, i cili ka mposhtur TPS Turkun me rezultat 0:3. Vushtrriasi realizoi golin e parë në këtë takim në minutën e 32-të.

Goli i Zenelit (min 3:15)

Armando Sadiku

Armando Sadiku ka shënuar gol për Luganon, e cila është mposhtur nga Vaduzi me rezultat 2:1. Vendasit e filluan më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 7-të me golin e Neuemar. Kurse, në minutën e 33-të Sadiku barazon rezultatin në 1:1. Por, vendasit shënuar golin e fitores dy minuta para përfundimit të ndeshjes. Ky është goli i dytë i sulmuesit shqiptarë këtë sezon.

Goli i Sadikut (min 2:00)

Mobi Casa

Emir Lenjani

Ermir Lenjani i ka siguruar tre pikë St. Gallenit në përballje me Grasshoppersin (1:0). Goli i futbollistit kosovar, në minutën e 32-të, ka qenë i vetmi dhe që rezultoi vendimtari në fitoren e St.Gallenit.

Ledian Memushaj

Ledijan Memushaj ia ka siguruar tre pikë të vlefshme Carpit. Ljo e fundit e mposhti Regginan si mysafire me rezultat minimal 0:1. Pikërisht autor i golit ishte mesfushori shqiptarë tre minuta pa përfunduar takimi. Në këtë takim, për Carpin ka luajtur edhe shumuesi shqiptar Edgar Çani.

Valon Berisha

Valon Berisha ka kontribuar në fitoren e thellë të Salzburgut, e cila në shtëpi mundi Wiener Neustadt me rezultat të thellë 8:1. Mesfushori shqiptarë realizoi golin e katërt për ekipin austriak në minutën e 55-të

Armando Vajushi

Armando Vajushi po vazhdon të tregojë formë të shkëlqyeshme në kampionatin bullgar. Ai ka shënuar golin e radhës në fitoren 2-1 të Litex Lovech kundra Lokomotiv Plovdivit. Vajushi shënoj për avantazhin 2:0 në minutën e 29-të, dhe arkëtoi tre pikë të reja.