Hidromorava

Shkëlqimi dhe rënia e Sllobodanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfundimi i mandatit të Qeverisë së Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të ardhshme lokale e nacionale sipas të gjitha gjasave do të jetë “fatal” për njërin prej serbëve më të pushtetshëm në Kosovë, Sllobodan Petroviq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ministri i Pushtetit Lokal, Petroviq, përgjatë qeverisjes së dytë të kryeministrit Hashim Thaçi ka për? tuar jashtëzakonisht shumë nga marrja me politikë.

Asnjë nga politikanët serbë të Kosovës deri më tani nuk kanë arritur ta zënë postin e zëvendëskryeministrit, përpos Petroviqit.

Përveç dy pozitave personale që i ka në ekzekutiv, subjekti politik që ai e drejton, përkatë-sisht, Partia e Pavarur Liberale (SLS) udhëheq edhe me dy ministri të tjera, Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, të cilën e drejton ministri Dalibor Jevitiç dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që udhëhiqet nga ministri Nenad Rashiq, i cili së fundit është larguar nga partia e tij, por që vazhdon ta mbajë pozitën në fjalë.

FIDANISHTJA

Përveç këtyre pozitave, liberalët serbë i kanë edhe disa poste zëvendësministrash në Qeverinë e Kosovës.

Falë gjindshmërisë së tij në një kohë kur serbët kosovarë kanë kundërshtuar pothuajse çdo gjë që ka “buruar” nga institucionet e Kosovës, SLS-ja është pjesë shumë e rëndësishme e politikës kosovare.

Kjo parti në zgjedhjet e fundit ka arritur të marrë tetë vende në Kuvendin e Kosovës, ose 14352 vota, gjegjësisht dy përqind e gjysmë të votave në nivel vendi.

Ky rezultat ka bërë që SLSja shpeshherë të jetë vendimtare në kalimin e ligjeve të caktuara./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.