Uji Dea

Shkëlqim Vladi ndihet borxhli ndaj Kosovës, por ia lë të hapura dyert edhe Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shkëlqim Vladi është njëri prej futbollistëve të shumtë shqiptarë që është lindur dhe rritur në Zvicër.

Ndonëse ndihet borxhli ndaj Kosovës, vendit të prindërve të tij, qendërsulmuesi nuk ia ka mbyllur dyert as Kombëtares së Zvicrës.

Në një intervistë dhënë mediumit zviceran “RSI”, futbollisti i ri i Luganos tregon se nuk ka vendosur ende për Kombëtaren, ndonëse ishte ftuar nga “Dardanët” më herët, përcjell “Gazeta Express”.

“Nuk më shqetëson fare kur më pyesin, por të shohim se çka do të më sjellë e ardhmja. Për momentin gjithçka është e hapur. Kur do të vijë momenti, do të vendos. Do të jetë një zgjedhje e vështirë, sepse jam rritur në Zvicër, por prindërit e mi janë nga Kosova dhe nuk mund ta harroj këtë. Dua t’i bëj ata krenarë”, deklaroi Vladi.

United Hospital

Për dallim nga disa lojtarë që i dhanë premtime Kosovës dhe në fund e zgjodhën Zvicrën, 22 vjeçari duket se ndien më shumë që t’ju bashkohet “Dardanëve”.

Ai ishte rritur tek të rinjtë e Young Boys, ndërsa i kishte realizuar 21 gola në 53 paraqitje në Challenge League, shkruan “Gazeta Express”.

E tash synon të shkëlqej në Superligën zvicerane me Luganon. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.