Uji Dea

Shkëlqeu në filmin “Adoleshenca”, ylli 15-vjeçar nuk e sheh dot veten në serial!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Seriali i Netflix, ”Adoleshenca” ka korrur në një sukses i madh duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i tij.

Drama katër orëshe ndjek historinë e 13-vjeçarit Jamie Miller, i luajtur nga Owen Cooper, një djalë i akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës.

Pavarësisht performancës së tij magjepsëse, Owen zbuloi se nuk e ka parë të gjithë serialin, pasi ndihet i parehatshëm duke parë veten në ekran.

Siç shprehet ai: “Nuk ka mundësi ta shikoj në shkollën time”, duke shprehur sikletin e tij për ndjekjen e serialit në një ambient shkollor, shkruan DailyMail.

Owen, i cili ishte vetëm 13 vjeç kur mori rolin, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga premiera. Pas kthimit në shkollë, ai u përball me reagime të ndryshme nga shokët e klasës, duke theksuar se vëmendja ndaj tij fillimisht u rrit, por me kalimin e kohës u zbut.

FITORJA

Ditën e sotme, 15-vjeçari e përshkruan këtë eksperiencë si të “çmendur”, por edhe argëtuese, teksa fëmijët më të vegjël bërtisnin emrin e tij dhe e ndjekin duke qeshur.

Përtej popullaritetit të tij, seriali tashmë ka fituar një vend në Top 10 të Netflix-it, duke tejkaluar titujt e njohur si “Bridgerton” dhe “Stranger Things 3”. Madje ka pritshmëri që së shpejti do të thyej rekorde edhe me shikueshmërinë.

Owen pritet të vlerësohet si aktori më i mirë në rol dytësor në çmimet e ardhshme Emmy, ndërsa bashkë-ylli i tij, Stephen Graham, thuhet se synon për kategorinë e aktorit më të mirë.

Kjo zgjedhje strategjike konsiderohet se rrit shanset e tyre për të fituar këto çmime të rëndësishme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.