Fundamenti

Shkatërrohet ura,reagojnë institucionet komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, i është vënë zjarri Urës afër Qendrave të shkollave të mesme në Viti, e cila ishte në ndërtim e sipër. Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka dënuar këtë akt, duke e quajtur atë vandal dhe qyqar që drejtohet kundër Institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 min të mëngjesit, kur persona ende të panjohur i kanë vënë zjarrin shtyllave të drurit të urës e cila ishte përgatitur për tu asfaltuar duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Komandanti i stacionit policor në Viti kapiteni Afrim Halili ka konfirmuar rastin duke njoftuar se policia ka marrë informatën rreth orës 03;30 të mëngjesit se është shkaktuar një zjarr në Urën në ndërtim, afër shkollave të mesme në Viti.

Sipas tij ende nuk dihen motivet dhe nuk ka të arrestuar, por hetimet janë duke u zhvilluar lidhje me këtë rast. Eksesit të sotëm i ka paraprirë edhe rasti i para një viti kur po kësaj kompanie i ishte djegur një eskavator.

Eco Higjiena

Pronari i kompanisë kontraktuese për ndërtimin e kësaj ure, “Mati Com” nga Malisheva Ibrahim Kryeziu, u shpreh se dëmtimi i eskavatorit vitin e kaluar nga zjarri, sipas konstatimit të ekspertëve kap shumën në rreth 25.000 euro, kurse për dëmet e shkaktuara gjatë mëngjesit e sotëm ende nuk janë vlerësuar por edhe këto llogariten të mëdha.

Projekti i ndërtimit të kësaj ure është donacion i Ministrisë së Transportit.
Kurse Institucionet komunale të Vitisë, shprehin shqetësimin e thellë në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme që ka ndodhur në Viti.

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka dënuar këtë akt, duke e quajtur atë vandal dhe qyqar që drejtohet kundër Institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi. Arifi është shprehur se aktet e tilla nuk i kontribuojnë situatës stabile të krijuar në komunën e Vitisë e poashtu akterët e këtyre ngjarjeve janë kundër interesave për ndërtimin e infrastrukturës dhe projekteve që janë në interes të gjithë qytetarëve.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë, që me urgjencë të gjejnë akterët dhe ti sjellë ata para drejtësisë./rajonipress/