Fundamenti

Shkatërrohet tabela në afërsi të manastirit të Dragancës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Persona të panjohur kanë thyer tabelën me tregues rrugor për Manastirin e “Dragancës” në komunën e Novobërdës.

Kryetari i komunës me rastin e këtij incidenti ka vizituar Manastirin “Draganc” dhe ka dënuar vandalizmin i cili po përsëritet disa herë në vendin e njëjtë.

Eco Higjiena

“Tabela me tregues rrugor për Manastirin në Draganc gjendet në udhëkryqin për te Manastiri dhe fshatin Draganc. Novobërda është komunë multi-etnike dhe shumë herët e njohur për një vend të bashkuar me vlerat kulturore, vlera civilizuese dhe vlerat e religjioneve të ndryshme. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë dhe t’i ruajmë trashëgimin e përbashkët kulturore, objektet tona fetare që me forcë të përbashkët të shkojmë përpara dhe të përparojmë shoqërinë demokratike. Edhe njëherë apeloj tek të gjitha institucionet kompetente që të parandalohen këto akte vandale të cilat po përsëriten një kohë të gjatë” ka theksuar Svetisllav Ivanoviq./rajonipress/