Shkarkohet “Ejup shkatërruesi”

Asnjë nga kryeshefat ekzekutiv të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e plotë. I njëjti fat e ka përcjell edhe kryeshefin e deritanishëm të PTK-së, Ejup Qerimin. Por për dallim nga të tjerët të cilët janë tërhequr vetë nga kjo pozitë, Qerimi është shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje.
Në anën tjetër burime të gazetës brenda PTK-së, bëjnë të ditur se shkarkimi i Qerimit është bërë për shkak të peformancës së dobët që ka pasur PTK-ja që nga ardhja e tij.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të hyrat e PTK-së viteve të fundit janë përgjysmuar dhe një trend i tillë i rënies së të hyrave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti…(Tribuna)