Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj?

Komisioni Qeveritar për Ndërmarrjet Publike në takimin e sotëm ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut të shkarkojë drejtorin menaxhues të kësaj kompanie, Arben Gjukaj.
Vendimin për të kërkuar shkarkimin e Gjukajt e ka konfirmuar edhe vet ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj gjatë referimit në Kuvendin e Kosovës, duke thkesuar se ai bazohet në raportin zyrtar të ZRRE-së.
Kërkesa e KQNP-së vjen pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve për fryrje të faturave të energjisë në muajin janar, për çka janë konstatuar edhe lëshime nga korporata.
Mësohet Bordi i KEK-ut pritet që në takimin e tij të parë të ekzekutojë kërkesën e Komisionit, raporton Kosovaonline.
Ndryshe edhe raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë konstatojnë se rritja e faturave është edhe si pasojë e gabimeve të KEK-ut. /Telegrafi/