RCCOLA

Shkarkimi lojë e dikujt…

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Selver Xhelili-Shkarkimi im nga posti i drejtorit të Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport DRKS, nuk ishte shkarkim i bazuar mbi arsyeshmëri, por i motivuar nga dikush i cili njihet për mua dhe rrethin tim, por që duhet ditur një gjë se secili do ta merre përgjegjësinë për veprimet qe i ndërmerr.

Ishte pra një lojë e dikujt që përfundojë me këtë, por që si lojë në tërësi, vazhdon tutje…

Kryesorja për mua është që shkarkimi im nuk erdhi si rrjedhojë e ndonjë keqmenaxhimi apo keqpërdorimi në këtë drejtori sa isha unë në krye dhe kjo më bënë të jem krenar dhe të ndihem komod si ish drejtor i DRKS-së për punën time gjatë tërë periudhën kohore në krye të kësaj drejtorie.

Unë gjithmonë jam treguar dhe edhe tani kam gatishmëri që në çdo kohë të jap llogari për punën time, por jam shumë i bindur se këtë e dinë dhe e vlerësojnë të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuan për këto 3 vite. Kam qenë transparentë për të gjithë ata që kanë kërkuari informata nga kjo drejtori.

Si drejtor i kësaj drejtorie jam munduar që maksimalisht të jem në shërbim të sportistëve, rinisë e njerëzve të kulturës. Natyrisht buxheti që kam pas në dispozicion ma ka cunguar vullnetin tim, por se në atë ato mundësi nuk jam kursyer dhe këtë besojë do të jenë të gatshëm ta dëshmojnë edhe vetë ato kategori që janë ndihmuar si klubet sportive, shoqëri të ndryshme, OJQ të ndryshme e të tjerë.

Bile, nga dëshira që në Gjilan të ketë një jetë të zhvilluar në fushat që mbulohen nga drejtoria, aty ku kam pas mundësi i kam ndihmuar edhe personalisht, jashtë drejtorisë, privatisht, përmes autoritetit tim, vetëm e vetëm që sportistët, OJQ rinore e kultura ta ketë një përkrahje, dhe për këtë e di se vlerësohem personalisht si person që e do kulturën, sporti e rininë.

Dua të sqaroj për opinion se Drejtoria që e drejtoja deri në ditën e shkarkimit tim nuk ka qenë asnjëherë më në nivel se sa në këto tri vite, si në anën profesionale, menaxheriale dhe jo e keqpërdorur në anën financiare.

Eco Higjiena

Ti kthehemi tani gjoja arsyeshmërisë mbi të cilën është marrë vendimi nga kryetari i komunës për shkarkimin tim. Krejt është e paarsyeshme dhe e papranueshme për mua. Andaj kam pranuar shkarkimin për të respektuar institucionin e kryetarit, por jo arsyeshmerinë e vendimit. Kjo le të nënkuptoj se kam respektuar institucionin ndërsa Mustafa ka shfrytëzuar një të drejtë të tij në këtë rast, por ka realizuar interesin e dikujt, të synuar me muaj të tërë.

Përndryshe, në vendimin e shkarkimit thuhet se kam pasur vërejtje të njëpasnjëshme për sjellje të papërgjegjshme. Kjo është e pavërtetë. Një gjë e tillë është thënë nga servilet e kryetarit të cilët shumë shpejtë nuk do ti kursej, për gjitha ato që do të dihen për opinionin sepse dëshiroj që të përfundon kjo loja e inskenuar e dikujt .

Sa i përket mosmarrëveshjes që pata me zyrtarin e drejtorisë së Gjeodezisë dëshirojë të sqarojë një gjë. Ajo që ndodhi me z.Hajdari ishte një moment i rastit që do t’i mund ti ndodhte gjithkujt. Por që nuk ishte e përmasave që dikush do ti jap dhe me z.Hajdarin është sqaruar gjithçka dhe nuk kemi kurrfarë problemi. Rasti me të nuk kishte qëllime të caktuara sepse unë nuk njihesha me të, as që kemi pasur ndonjë inat personal dhe se as që e kam ditur se ku punon dhe cilës parti i takon.

Por, thash ndodhi si ndodhi patëm një mosmarrëveshje që në ato rrethana mund ti ndodhte gjithkujt, por se mosmarrëveshja me të nuk ishte ashtu siç e thonë inskenuesit e kësaj loje për hakmarrje ndaj meje. Por, durim,se ata do të marrin “shpërblimin” e tyre për sjelljen e tyre te papërgjegjshme.

E ndiej vetëm të obligueshëm t’i kërkoj falje, për këtë përfshirje timen në këtë mosmarrëveshjen, të gjithë atyre të cilët më kanë mbështetur dhe prej të cilëve pres mbështetje edhe në të ardhmen, dhe po ashtu edhe për z.Hajdarin më vije keq që ka qenë pjesë e kësaj loje, pasi besojë që edhe për të nuk ishte gjë e pranueshme, por që mund t’i ndodh gjithkujt në çdo kohë, e veçmas kur dikush përpiqet të përfshijë të tjerët në skenarët dhe regjitë e tyre, për ta arritur në mënyrë të ultë një qëllim të tyre.

Pra,janë do “fytyra” që janë të thirrur për trillime,inskenime, montime… për ti realizuar qëllimet e tyre në mënyre joburrnore. Por, kjo joburrni e tyre shumë shpejtë ka me u pa prej të gjithëve.