Mobi Casa

Shkarkimi e bën Besnik Hasin milioner

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Trajneri shqiptar e mori skuadrën polake në muajin qershor, ndërsa punoi derisa e çoi atë në grupet e Ligës së Kampionëve, aty ku mungonte prej 20 vitesh.

Nisja e kampionatit nuk qe sukses për të, pasi në nëntë javë kampionat grumbulloi vetëm 9 pikë, duke qëndruar larg pritshmërive.

Edhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, ku trajneri Besnik Hasi, i cili shkroi historinë me Anderelcht në Belgjikë, nuk mundi që të marrë pikë, por një humbje me shifrat 0-6 në Varshavë i kushtoi atij shumë.

HW

Pas ndeshjes së luajtur këtë fundjavë kundër Zaglebie, të cilën skuadra e tij e humbi në fushën e saj me rezultatin 2-3, bëri që drejtuesve t’iu sosej durimi dhe të largonin gjakovarin.

Por, shkarkimi i tij u bë jashtë kritereve të kontratës, pra në mënyrë të njëanshme.

Kjo gjë e detyron klubin polak që t’i paguajë shumën e mbetur të parave, pra afro 1.5 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.