Fundamenti

Shkarkime dhe suspendime të grupit kriminal të UP-së

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Udhëheqja aktuale e UP’së ka reaguar një javë pas arrestimit të Grupit kriminal, të cilët kishin regjistruar studentë në Fakultetin e Mjekësisë duke ua marrë nga 4 deri në dhjetë mijë euro ryshfet. Pra, shtatë ditë pas arresimit të asistentëve dhe studentëve, Rektori Ibrahim Gashi ka shkarkuar Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Naim Halitin dhe ka suspenduar asistentët e arrestuar.

Rektori i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina’’, Ibrahim Gashi, ka shkarkuar dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Naim Halitin, ka suspenduar nga puna Esat Belajn dhe Gazmend Maliqin, asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe i ka ndërprerë kontratën Arian Janovës, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik.

Këtë vendim, Gashi e ka marrë në përputhje me kompetencat dhe me kërkesë të Këshillit Drejtues të UP-së, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të pozitës nga të sanksionuarit.

Ky vendim paraqet masë ndaj zhvillimeve të ditëve të fundit në disa njësi akademike të UP-së, të cilat kanë dëmtuar në masë të konsideruar imazhin dhe reputacionin e Universiteti të Prishtinës, jo vetëm në opinionin vendor, por edhe tek partnerët e jashtëm të Universitetit të Prishtinës.

Edhe Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka kërkuar që menaxhmenti i UP-së, t’i ndërmerr veprimet dhe masat konkrete.

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dhe menaxhmenti, janë duke e analizuar me shumë kujdes situatën e krijuar pas arrestimeve të disa personave në këtë institucion, me dyshimin se janë marrë me veprimtari të kundërligjshme. Brenda kompetencave dhe kuadrit ligjor, jemi duke i shqyrtuar të gjitha masat e mundshme ndaj gjithë atyre, që, në çfarëdo forme, janë përgjegjës për situatën e krijuar ose janë shkelës të drejtpërdrejtë të detyrave të punës. Udhëheqja e UP-së është e përcaktuar që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues të UP’së.

Këshilli Drejtues inkurajojnë të gjithë ata që kanë informacione shtesë për abuzime në Universitetin e Prishtinës, që të bashkëpunojnë me udhëheqjen e UP-së dhe me organet e drejtësisë, si dhe njëkohësisht kërkojmë nga drejtësia që të jëtë e pakompromis ndaj atyre që janë pjesë e UP-së dhe që e kanë shkelur ligjin.

Ja si funksiononte Grupi kriminal në UP, përmendet edhe Mujë Rugova

Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe as Dekanatet ende nuk e kanë suspenduar asnjërin prej zyrtarëve të UP’së që dyshohen se janë përfshirë në një grup kriminal për regjistrimin e

Sot janë publikuar fakte të reja për Grupin kriminal që ka funksionuar brenda Univeristetit të Prishtinës e të cilët kanë regjistruar studentë në Fakultetin e Mjekësisë duke marrë ryshfet prej 4 deri në dhjetë mijë euro.

Koha Ditore ka siguruar 50 faqe mesazhe telefonike të shkëmbyera mes Grupit kriminal të UP’së dhe klientëve të tyre. Aty ka mesazhe edhe mes të dyshuarve dhe ish-Rektorit Mujë Rugova dhe profesorë të tjerë.

Edhe kësaj liste i prinë, Esat Belaj asistent të Fakultetin e Mjekësisë, Kemajl Gashi, Arjan Janova, Leonard Bytyqi,Albion Haxhijaha, Mevledin Beqiri, Gazmend Maliqi, Arton Hoti, Kushtrim Morina, Muhamet Maliqi

Grupi kriminal ka komunikuar mes veti herë në mënyrë të hapur e herë me raste konkrete.

Uji Dea

Më 30 shtator 2009, asistenti i Mjekësisë Esat Belaj i kishte shkruar asistentit të Filozofikut Arjan Janovës:

“Lexo veç vet dhe fshije menjëherë. Ajo puna që të kam thënë, ish krye mirë. Sot e mora vesh edhe njëherë, po të lutna mos fol me kerkan, faleminderit”.

Esat Bela e vazhdon komunikimin dhe i dërgon Arjan Janovës edhe numrin e llogarisë.

“Arian, qyky XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX është numri i kontos, këqyr qitmi sot nëse mundesh se po më duhen”.

Në komunikimin mes grupit kriminal përmendet edhe regjistrimi i A.O, e cila kishte paguar 4 mijë e 500 euro për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, në Degën e Stomatologjisë.

Kjo studente pasi nuk kishte arritur të regjistrohej në Stomatologji, ajo kishte rënë në kontakt me Esat Belajn, Leonard Bytyçin dhe Albuon Haxhijahën dhe pagesës prej 4 mijë e 500 eurosh, ajo ishte pranuar në Stomatologji dhe vijon studimet.

Veprimtaria e këtij Grupi kriminal ka nisur në kohën kur Universiteti i Prishtinës është udhëhequr nga ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK’së, Mujë Rogova.

Por, lista e mesazheve mes Grupit kriminal është e gjatë.

Më 14 korrik 2009, Rejan Zeneli i ka shkruar mesazh Esat Belajt:

“Vëlla Kryetar nuk po di sa të dush, njo fort e kam, po ai po i lyp 400, llogarit me dalë neve naj sen shihemi i flasim”.

Pastaj Kryetari Esat Belaj ia kthen Rajan Zenelit:

“Sa me i thanë njanit me sistem të vjetër koka, pa test kombëtar, s’po jepke shumë, i ka dorëzu dokumentat, veç duhet me gjet dikan me hi”./express/