ARKATANA

SHKA “Jehona” nga Tërnoci kthehet nga Festivali Ballkanik në Bursa

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndër pjesëmarrësit e këtij festivali ishte edhe Shoqëria kulturore artistike “ Jehona” nga Tërnoci të cilët ishin për të shtatën herë rradhzi. Drejtuesit e kësaj shoqërie treguan se ishin të mirëpritur nga publiku i atjeshëm.

Abdurrahman Murati kryetar i SHKA “Jehona” nga Tërnoci, bënë të ditur se ishte kjo hera e shtatë që po marin pjesë në festivalin bakllanik në Bursa. Murati thotë se kemi filluar një bashkëpunim të ngushtë por edhe vëllezëror ngase pjesëmarrja e shpeshtë na ka mundësuar që të ofrohemi shumë në mes veti.

Ndërkohë i pyetur se si është pritur SHKA “Jehona” në Bursa të Turqisë , ai thekson se si çdo vit edhe kësaj here SHKA”Jehona” është pritur me një ngrohtësi të madhe vëllezërore pasi edhe vetë organizatorët e festivalit janë shqiptarë dhe kuptohet se ata janë të etshëm që me shqiptarët e luginës të kenë kontakte sa më të shpeshta dhe të zhvillojnë një bashëpunim të ngushtë në sferën kulturore. E vëreta është se ata kanë shprehë dëshirë që me shoqëritë tona të vëllzërohen.

Ndërkohë drejtuesi i SHKA “Jehona” thekson se në Festivalin Ballkanik në Bursa kemi prezentuar me vallen e Librazhdit e që publiku shqiptarë i Bursës mbeti i mahnitur me këtë valle sepse vallëzmi i vallëtarëve ka qenë shumë korrekt dhe kanë vallëzuar në një takt. Vlenë të ceket edhe kjo se solistja Mabejna Salihu ka qenë e dalluar e ndër ta ka qen edhe Kushtrim Salihu.

Ndërkohë jemi prezentaur edhe me vallen e Pavarësisë e që nga publiku shqiptarë është pritur me duartrokitje të pandërprera deri në fund të valles.

ARKATANA

Po ashtu jemi prezentuar edhe më vallen e Shotës e cila është një mit I popullit shqiptarë.Të gjitha vallet janë profesionale dhe të përgaditur nga koreografi Dilaver Kryeziu.123456

Murati përshkruan edhe përshtypjet nga festivali duke thënë në këtë fetstival marrin pjesë të gjithë shtetet ballkanike si Shqipëria, Greqia , Qipro , Bullgaria ,Bosna , Mali iZi , Mqedonia, Serbia dhe Turqia si nikoqire.Ështe kënaqësi që të rinjët dhe te rejat i sheh duke u shoqëruar , dhe duke shkëmbyer mendime dhe ide të ndryshme.

Gjatë mbrëmjes pas programit mbahen mbrëmje festive dhe të gjithë vallëzojne së bashku pa u vërejtur ndionjë urrejtje nacionale, të gjithë sheh të buzëqeshur , vallëzojne valle shqipe, bullgare mqedonase, turke e tjera.

Në fund Kryetari i SHKA”Jehona falënderon pushtetin lokal të Bujanocit dhe KNSH për mbështetje financiare.(BujanociNet)