Shiko live Bebe Rexha në Nju-Jork

Nëse gjendesh në Nju-Jork dhe ke dëshirë të shikosh në një event privat Bebe Rexha të këndoj disa prej këngëve të reja të albumit debutues ky është shansi yt!
Këtë të premte në një vend sekret Bebe do ftojë 10 fansa për ta dëgjuar live në një ambient privat nga ora 6 deri ne 8 të darkës.
Pra dy orë nën shoqërinë e Bebe, muzikës së saj dhe picave të shijshme të ofruara nga vetë këngëtarja.
Bëhet e ditur se për të marrë pjesë, ju duhet të jeni 16-24 vjeç dhe të dërgoni një e-mail në adresën elektronike [email protected] me emrin, moshën dhe vendndodhjen.
Seleksionimi bëhet sot (e mërkurë) deri të enjten në orën 4 të darkës, dhe nëse përzgjidheni do ju dërgohet një mesazh personal me adresën përkatëse.
Çfarë prisni? Vrap se nuk keni shumë kohë!!!