ARKATANA

“Shi me baltë” për shkak të pluhurit saharian – nga erërat mund të ketë dëme në zona të caktuara

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet e shiut do të përcillen edhe me baltë.

Uji Dea

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9 gradë C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15 gradë.

Siç njofton MeteoKosova era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale në zona të caktuara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.