Fundamenti

Shfuqizimi i 13 ligjeve, Bajraktari: Kushtetuesja vendosi standardin se për 20 minuta nuk miratohet një ligj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë thirrje se me rastin e shfuqizimi të 13 ligje nga gjykata më e lartë e Kosovës, ajo e Kushtetueses, është vendosur një standard tejet të rëndësishëm, se nuk mundet një ligj të miratohet për 20 minuta në dy lexime.E për këtë ai thotë se koha është për mësim e jo për sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese e që janë bërë diçka të zakonshme.

HW

“Nuk është koha për sulm, por, për mësim! Sulmet në adresë të Gjykatës Kushtetuese tashmë janë bërë diçka e zakonshme, për fat të keq, por ato duhet të ndalen. Ndonëse me vonesë të theksuar, megjithatë Gjykata Kushtetuese vendosi një standard tejet të rëndësishëm, në pajtim me nenin 113, të Kushtetutës: Nuk mundet një ligj, çfarëdo qoftë ai, të miratohet për 20 minuta, në të dy leximet. Gjykata Kushtetuese përmes këtyre vendimeve, ka trajtuar dhe vendosur për herë të parë që krahas përmbajtjes së një akti po ashtu edhe procedura që duhet ndjekur për miratimin e tij është e rëndësishme dhe kushtetuese. Sulmet në adresë të Gjykatës duhet ndalur sa më parë, do marrë mësim!”, ka shkruar Bajraktari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.