Mobi Casa

Shfaqet nëpër billborde në Venecia, Oriola Marashi: Puna e vështirë shpërblehet, nuk mund të përshkruaj ndjenjën që kam

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi, po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare.

Superylli së fundmi ka publikuar disa imazhe nga Venecia, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjet atraktive, teksa tregon në prapaskenë billboardet ku ndodhet si ikonë e markës së lartpërmendur.

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.

GRANDEMALL

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”, ka thënë më tej ajo.

Oriola përndryshe vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara e më të pëlqyera në treg. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.