Shfaqet komedia “ Doktoresha Hazbi “

Gjilan – Për nderë të 32 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, teatri “ Aleksandër Moisiu “, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, shfaqi komedinë “ Doktoresha Hazbi “, me regji të Muharrem Hodës.
Regjisori Muharrem Hoda, ka thënë se komedia është shfaqur në objektin e shkollës fillore “ Metush Krasniqi”, në Rogaçicë, për nxënësit e paraleleve të ndara fizike të shkollës mesme teknike dhe gjimnazit.
Ai tha se kjo shfaqje është mirëpritur me duartrokitje nga nxënës dhe profesorë./rajonipress/