Fidanishtja

Shet flokët e saj të gjatë, blen shtëpi për familjen

/ 1 minutë lexim

U bë e famshme për flokët e saj shumë të gjatë, por shumë shpejt iu desh të hiqte dorë prej tyre. Brazilianja, Natasha Moraes de Andrade ka shitur flokët e saj të gjatë për të blerë një shtëpi për familjen e saj.

Flokët, që nuk i kishte prerë që në lindje, kishin arritur gjatësinë një metër e gjashtëdhjetë centimetra, Natasha arriti t’i shiste për 1.200 euro, ndërsa ka mundur të marrë donacione edhe 2.500 euro të tjera. Me këto para ajo u ka mundësuar një jetë më të mirë familjarëve të saj.

KKGJILAN

Para se të merrte vendimin e vështirë, adoleshentes iu desh së paku një orë për të larë flokët, dhe katër orë për t’i krehur. Tani që flokët e saj janë vetëm 40 cm, ka treguar se ndjehet e lumtur për gjestin altruist./koha.net/