United Hospital

Sherr në gostinë e Vitit të Ri në Itali, shqiptari plagos dy vetë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ata ishin mbledhur bashkë për të festuar larg atdheut, festën e ndërrimit të viteve, por për dy prej tyre kjo darkë festive shkoi keq sepse morën plumba duke përfunduar të plagosur në spital.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë 1 janari 2014 në zonën e Dello një komunë e vogël në Bassa të Brescia në Itali.
Korrespondenti i NOA.al duke cituar burime zyrtare policore thotë se një emigrant shqiptar 43 vjeçar ka plagosur me armë ish kunatin e tij 33 vjeç si dhe një burrë 64 vjeçar, në sherr e sipër.

Sherri ndodhi kur 43 vjeçari ka shkuar tek shtëpia e ish të fejuarës ku ishin mbledhur për gostinë festive. Pas grindjes me ta, 43 vjeçari ka nxjerrë befas pistoletën që kishte dhe ka hapur zjarr duke plagosur me disa plumba, ish kunatin 33 vjeçar dhe 64 vjeçarin.

Uji Dea

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se emigranti 43 vjeçar, pas krimit është zhdukur nga shtëpia bashkë me armën dhe tani është shpallur në kërkim. Policia nuk publikoi identitetet e personave të përfshirë në ngjarje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.