Shërimi i Azemit, dhuratë për ditëlindje

Rikuperimi i Ilir Azemit e ka gëzuar presidentin e klubit të Greuther Furthit, Helmut Hack, i cili thotë se kjo ishte dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij. “E kam vizituar Ilir Azemin dhe ai më ka impresionuar totalisht se sa shpejt po shkon rikuperimi i tij nga efekti i aksidentit. Shërimi i tij është ditëlindja e tij më e mirë për mua”, ka thënë Hack, në një intervistë për ‘Bild.de’.
“Ai ende është duke u shëruar, por momentalisht gjendja e tij është shumë pozitive, dhe ai ka pranuar përkrahjen tonë. Ilir është fëmijë i klubit tonë”, shtoi ai. Sulmuesi i Kosovës dhe Greuther Furthit, Ilir Azemi ndodhet në spital, ku po shërohet nga dëmtimet e marra prej aksidentit të rëndë të pësuar muajin e kaluar me veturë