RCCOLA

Shërbyesit civil punojnë sipas tekeve dhe dëshirave personale

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Stafi politik dhe shërbyesit civil punonjës sipas tekeve dhe dëshirave personale. Nuk ka rregull, disiplinë, përgjegjësi dhe llogaridhënie për vendin e punës dhe as për orarin zyrtar të punës thuhet në raportin e GAP-it.

Raporti i GAP-it që i dedikohet qeverisjes lokale në Komunën e re të Parteshit ka gjetur shumë parregullsi edhe në këtë komunë. GAP-i ka vlerësuar se sipas Auditorit të Përgjithshëm, Komuna e Parteshit nuk mban regjistra për shumicën e mallrave dhe shërbimeve të kontraktura nga ky institucion gjë kjo e cila sipas Auditorit rrit mundësinë për keqpërdorimin e parasë publike dhe pamundësinë e Auditorit për të nxjerr të dhëna të sakta dhe të plota në lidhje me shpenzimet.

Investimet kapitale në Komunën e Parteshit janë të pakta dhe kjo vije në radhë të parë nga shuma tejet e vogël e mjeteve financiare në dispozicion për linjën e investimeve kapitale të cilat nuk kalojnë shifrën 250.000 euro në vit. Pjesa më e madhe e investimeve në zonat e Parteshit ka ardhur nga Qeveria e Kosovës dhe ana e donatorëve ndërkombëtar thuhet në raport.

Nga shënimet që ka siguruar GAP-i gjatë gjithë vitit 2010 zyrtari i Prokurimit Enlirat Kallaba ka punuar shef i Prokurimit në tri komuna (Partesh, Ranillug dhe Kllokot). Kallaba nuk është duke punuar tani në asnjërën komunë, por pas vete ka lënë borxhe dhe shpenzime të mëdha komunale, si dhe dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

RCCOLA

Vetëm në Komunë të Parteshit ,Enlirat Kallaba ka lenë borxh për telefonin mobil mbi 2.100 euro, të cilat mjete aktualisht Komuna e Parteshit nuk i ka paguar PTK-së dhe refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

Stafi politik dhe shërbyesit civil punonjës sipas tekeve dhe dëshirave personale. Nuk ka rregull, disiplinë, përgjegjësi dhe llogaridhënie për vendin e punës dhe as për orarin zyrtar të punës. Veturat zyrtare (gjashtë të tilla) përdoren pa kriter dhe zakonisht shfrytëzohen për distanca të largëta, jashtë territorit të komunës.

Ka raste kur zyrtarët komunal figurojnë të punësuar në komunë, por ushtrojnë veprimtari private jashtë komunës gjatë orarit të punës.

Komuna e Parteshit ka pranuar në punë Nebojsha Keniq në pozitën e mbikëqyrësit të punëve në terren. Nebojsha Keniq ka qenë nënkryetar i Komunës së Ranillugut dhe është larguar nga kjo detyrë nga Kryetari i Ranillugut me dyshimin se ka keqpërdor detyrën zyrtare thuhet në raportin e GAP-it./rajonipress/