Mobi Casa

Shërbyesit Civil do t’i mësojnë gjuhët zyrtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Çështje Minoritare dhe zyrës së Komisionarit për Gjuhët që vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit, Nejla Ayvazi respektivisht Safete Grajçevci, ku kanë biseduar për mundësinë e vazhdimit të kursit për mësimin e gjuhëve zyrtare nga shërbyesit civil të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast Ayvazi dhe Grajçevci, kanë kërkuar vazhdimin e këtij projekti në Gjilan edhe për këtë vit.

“Vitin e kaluar projekti ka qenë për katër muaj, ndërsa këtë vit do të jetë gjashtë muaj. Ato kanë informuar kryetarin se kursi parashihet të mbahet dy herë brenda javës gjatë orarit të punës. Në fund të kursit zyrtarët do të pajisen edhe me certifikatë të arritshmërisë”, kanë thënë ato ndër të tjerash.

Mobi Casa

Ndërsa kryetari Lutfi Haziri i ka mirëpritur përfaqësuesit e këtyre institucioneve, duke i informuar se një kurs për gjuhën turke dhe shqipe është duke u zhvilluar, porse ka shumë nevojë që zyrtarëve t’u ofrohen mundësi për të mësuar edhe gjuhën serbe dhe shqipe.

“Gjuhët zyrtare duhet të mësohen nga shërbyesit civil, sepse shërbimet nuk mund të kryhen shpejt dhe si duhet nëse nuk mësohen gjuhët zyrtare. Është duke u mbajtur kursi turqisht – shqip, do të jetë veprim shumë i mirë tash kursi serbisht – shqip. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe bashkë do të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë”, ka potencuar kryetari Haziri.

Ndryshe, ky projekt mbështetet financiarisht nga Komisioni i Lartë për Pakicat Kombëtare OSBE dhe Zyra e Kryeministrit./rajonipress/