Fundamenti

Shërbimi i urgjencës në Gjilan bëhet me dy autoambulanta të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit i ka dorëzuar sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dy autoambulanta të reja, të cilat janë investim krejtësisht i komunës në shumën prej mbi 100 mijë euro.

“Jemi sot këtu për t’i dorëzuar dy autoambulanta në Gjilan dhe është investim 100 përqind i Komunës së Gjilanit, i planifikuar në mënyrën më të mirë prej Drejtorisë për Shëndetësi. E përgëzoj drejtorin Xhemaili dhe drejtorin e QKMF, Fejzulla Berisha për punën e mirë që po e bëjnë ndihmë të qytetarëve. Është projekt tepër i rëndësishëm dhe uroj që të përdoren në mënyrë më të mirë dhe të ruhen për shkak se është investim nga taksat e qytetarëve”, tha nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, pas dorëzimit zyrtar të këtyre dy autoambulantave.

“E falënderoj kryetarin, nënkryetarin dhe Zyrën e Prokurimit për mbështetjen në realizimin e projektit për furnizim të urgjencës me dy autoambulantave. Krahas kësaj, ne po realizojmë projekte të renovimit të qendrave të mjekësisë familjare, sikurse edhe projektet tjera që janë investim qind për qind i Komunës. Uroj që shërbimi i urgjencës dhe tërë shërbimi parësor shëndetësor të ketë kushte më të mira”, tha drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli.

Hidromorava

Drejtori i QKMF, Fejzulla Berisha, ka thënë se përmes këtyre dy ambulantave, qytetarët do të marrin shërbime më të shpejta, më të mira dhe në kohë rekorde.

“Ky është investimi i parë që bëhet nga Komuna në blerjen e autoambulantave. Unë e falënderoj shumë kryetarin Lutfi Haziri i cili na ka përkrahur në vazhdimësi në realizimin e projekteve të shëndetësisë primare”, tha Berisha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.