Uji Dea

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ofron ndihmë për hulumtimin e gjetjes së burimeve të ujit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës së bashku me Shërbimin Gjeologjik të Kosovës kanë mbajtur një takim ku është diskutuar për mundësitë e gjetjes së burimeve të ujit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha me zyrtarë të kësaj drejtorie, përfaqësuesi i Hidromoravës Sherif Thaçi, kryeshefi i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Fidaim Sahiti, si dhe përfaqësues nga ky institucion.

Kryetari Qëndron Kastrati duke falënderuar përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik për gatishmërinë e tyre, tha se Kamenica ka probleme të mëdha me ujë.

“Është kënaqësi që keni shprehur gatishmëri të ofroni ndihmë për komunën tonë në gjetjen e burimeve të ujit. Është e vërtetë që rajoni ynë është pjesa më e varfër me pasuri ujore në Kosovë. Tani jemi në bisedime me organizata të ndryshme për hapjen e disa puseve. Është faza që duhet të marrim diçka me urgjencë, pasi që qytetarët e kanë të vështirë të jetojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

FITORJA

Kryeshefi i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Fidaim Sahiti, në takim tha se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë në hulumtimin e burimeve ujore në Kamenicë.

“Ne jemi të gatshëm që t’iu ofrojmë ndihmë nga ana profesionale pa asnjë hezitim. Në aspektin teknik do të konsultohemi me kolegët tanë për një zgjidhje më afatgjate. Ne kemi bërë disa hulumtime për disa vende ku mund të gjejmë zgjidhje, por së pari duhet analizuar kualiteti i ujit, që të shihet cilësia dhe sasia, e më pas të bëhen shpime”, tha ai.

Edhe Drejtori Ramadan Basha falënderoi kryeshefin dhe përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik për informatat e tyre në lidhje me burimet e reja të ujit.

“Ne si Komunë duhet të fillojmë të punojmë me ekspertë. Informatat e juaja janë shumë të rëndësishme për ne, që t’i përdorim dhe të shohim për zgjidhjen më afatgjate për qytetarët”, është shprehur Basha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.