Fundamenti

Shërbimet publike të dobëta dhe larg pritjes së qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shërbimet publike vazhdojnë të jenë pika më e dobët e institucioneve komunale. Rrugë të prera e të lëna në gjysmë, rrugë të papastërta dhe parqet e mirëmbajtura keq janë vërejtjet që qytetarët i adresojnë pothuajse çdo ditë.

Shërbimet publike në Gjilan po përcillen me defekte të shumta duke treguar papërvojë totale në menaxhim dhe efikasitet.

Qytetarët po edhe pjesa e diasporës që tashmë ndodhen në Gjilan, kanë vërejtje të shumta ndaj këtij digasteri.

Murseli qytetar gjilanas thotë se ka shumë vende me rrugë të prera – asfalti për nevoja kryesisht të bizneseve dhe të njëjtat nuk rregullohen dhe nuk kthehen në gjendjen e mëparshme.

”Unë jetoj në pjesën afër parkut dhe aty është një gropë që është shkaktuar nga një punëkryes, kuptohet me lejen e shërbimeve publike. Janë bërë gati një vit dhe ajo gropë nuk është mbyllur” shprehet Murseli.

FIDANISHTJA

Rrugët gjithashtu pastrohen shumë rrallë ndërsa parqet mirëmbahen keq.

Naimi qytetar tjetër mendon se parku i qytetit e ka humbur komplet pamjen që e kishte dikur. “Aty kundërmon era nga papastërtia sepse e kanë lënë në harresë dhe pakujdesi totale” shprehet ai.

Agroni mendon se varrezat e qytetit janë në gjendje të mjerueshme.

“Unë vet jam në VV dhe i kam përkrah, po kur po shoh që vërtet nuk kanë punuar hiq po kam vërejtjet e mija të arsyeshme. Erdha nga Suedia për të vizituar varrezat dhe u trishtova nga gjendja e keqe që ishte aty. Ato duhet t`i mirëmbajë dhe kujdeset drejtoria e shërbimeve publike” mendon Agroni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.