Eko Higjiena

Sheqeri, duhani i ri

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Rritja e epidemisë se trashësisë mund të ‘parandalohet dhe ndryshohet’ në më pak se 5 vjet nëse industria e ushqimit bënë zvogëlimin e sasisë së ‘sheqerit të fshehur’ në ushqimin tonë, thonë doktorët.

Sheqeri është shkaktar i madh i trashësisë dhe po ashtu rrit rrezikun e dy llojeve të diabetit.

Ekspertët kanë nisur një fushatë grupore, në kundër sheqerit, në mënyrë që ta sensibilizoj publikun për nivelin e lartë të sheqerit në ushqimin e tyre dhe të loboj në qeveri dhe industrinë e ushqimit për ta pakësuar përdorimin e sheqerit të ‘panevojshëm’.

Ky grup që sjellë së bashku doktorët nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ka për qëllim që të bëjë të njëjtën gjë dhe me zvogëlimin e nivelit të kripës në dietat tona.

UBT

Përdorimi i kripës ka rënë për 15 për qind mes viteve 2001 dhe 2011, duke çuar ne minimum 6000 sulme dhe vdekje nga sulmi në zemër më pak, për çdo vit.

Sipas hulumtuesve, nëse prodhuesit më të mëdhenj zvogëlojnë sasinë e sheqerit në produktet e tyre, duke shtuar deri në 20-30 për qind rënie në përmbajtje të sheqerit në 3 deri 5 vjetët e ardhshme, atëherë epidemia e trashësisë do të mund të ndalohej në gjurmët e saj.

Në rrezik nga ushqimet dhe pijet me shumë sheqer, janë veçanërisht, fëmijët.

Simon Capwell, nga Universiteti i Liverpool, thotë se ‘sheqeri është duhani i ri’.