Shënon Bunjaku

Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, po tregon formë mjaft të lartë me skuadrën e tij, Kaiserslautern. Së fundmi, kosovari arriti të shënojë gol në fitoren, 3:1, që Kaiserslautern shënoi kundër skuadrës Ujpest.
Kjo ndeshje ishte miqësore, ndërsa Bunjaku realizoi golin e parë të triumfit, në minutën e 18. Weiser dhe Derstroff shënuan golat e tjerë për skuadrën gjermane, ndërsa Kabat shënoi për hungarezët.
Kaiserslautern është ende në vazhdën e përgatitjeve para fillimit të pjesës së dytë të stinorit në Bundesliga 2. (ORAinfo)