Shënojnë Salihi e Kapllani, Januzaj debuton me sukses
Shënojnë Salihi e Kapllani, Januzaj debuton me suksesSulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij Jiangsu Sainty, por nuk ka qenë i mjaftueshëm, pasi skuadra e tij humbi në shtëpi kundër skuadrës Tianzhin Teda me rezultat 2-3.
Shkodrani i dha epërsinë e përkohshme skuadrës së tij, por vendësit ishin të paaftë për ta mbrojtur rezultatin Ishte goli i nëntë në këtë sezon për Salihin. Gol ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani, që ka realizuar në humbjen e FSV Franfurt ndaj St.Paulit.
Në minutën e 63-të, Edmond Kapllani shënoi golin e vetëm për Frankfurtin, por pa vlerë pike. Ky ishte goli i katërt i Kapllanit për këtë sezon. Talenti shqiptar që luan me Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, ka debutuar dje. Ai hyri në lojë në minutën e 62-të në vend të Ashley Young. (balkanweb)


