UBT

Shënohet rënie e kriminalitetit në Viti

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komandanti i Stacionit policor në Viti , Afrim Halili duke folur për situatën momentale të sigurisë, ka theksuar se është shënuar një ulje e rasteve kriminale dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rënie të këtyre rasteve për më shumë se 20 %.

Gjilan – Komandanti i Stacionit policor në Viti , Afrim Halili duke folur për situatën momentale të sigurisë, ka theksuar se është shënuar një ulje e rasteve kriminale dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rënie të këtyre rasteve për më shumë se 20 %.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, situata e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe pa incidente, e posaçërisht është raportuar për ulje të rasteve kriminale në komunën e Vitisë gjatë këtij 6 mujori, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjithashtu është biseduar edhe për parapërgatitjet për sezonin veror dhe pushimet e mërgimtarëve, e gjithashtu edhe për masat që duhet të ndërmerren në rast të zjarreve që mund të krijohen për shkak të temperaturave të larta që mbretërojnë.

Komandanti i Stacionit policor në Viti kapiteni Afrim Halili duke folur për situatën momentale të sigurisë, ka theksuar se është shënuar një ulje e rasteve kriminale dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rënie të këtyre rasteve për më shumë se 20 %. “Nga 255 raste kriminale që kemi pasur në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, sivjet kemi 197 raste ose më shumë se 20 % më pak që dëshmon se në vazhdimësi kemi pasur përmirësim të situatës së sigurisë. Edhe te zbulimi i rasteve kemi qenë shumë efektiv. Prej 197 rasteve të raportuara, 130 prej tyre i kemi zbuluar, kurse 67 janë në proces të hetimit, tha kapiteni Halili.

RCCOLA

Sipas policisë shqetësim kanë paraqitur rastet e vjedhjeve dhe prishjet e rendit dhe qetësisë publike, por në shkolla ka pasur gjithashtu rënie drastike të ekseseve, dhe kjo është rezultat i punës së përbashkët dhe marrja e masave për parandalim të ekseseve.
Halili theksoi gjithashtu se jemi të angazhuar në zbatimin e planit operativ për sezonën verore kur dihet se do të kemi një fluks të madh të mërgimtarëve, e poashtu edhe problemet që mund ti kemi me zjarret për shkak të temperaturave të larta, por kemi ngrit gatishmërinë dhe do të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me njësitin e zjarrëfikjes.

Naser Haziri përgjegjës i sektorit për Siguri dhe Emergjencë, ka njoftuar anëtarët e këtij këshilli për situatën e krijuar muajin e kaluar nga vërshimet dhe dëmet që janë shkaktuar si në kulturat bujqësore, pronat private dhe bizneseve, vërshime me të cilat janë përballur më së shumti banorët e Radivojcit, Pozheranit dhe të Kllokotit.

Ndërsa Bujar Ostërgllava ka kërkuar nga autoritetet komunale që të ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes higjienike në Pozheran , ku pastrimi nga Kompania Higjiena nuk është aspak në nivel për shkak të vonesave për bartjen e mbeturinave. “Sidomos tash në sezonën verore banorët e Pozheranit janë të kërcënuar nga përhapja e ndonjë epidemie, ngase mbeturinat nuk bartet për gati një javë.

Andaj kërkoj në emër të komunitetit të këtij fshati që Institucionet komunale të përdorin ndikimin e tyre tek kompania për pastrim Higjiena që të përmirësoj shërbimet, tha Ostërgllava. Duke u ndërlidhur në shqetësimet e përfaqësuesit të fshatit Pozheran, zëvendëskryetari i komunës Abdyl Bajrami theksoi se kjo problematikë rrjedh që nga niveli qendror e është evident në pothuaj se gati gjitha qendrat e Kosovës.

Këtë papërgjegjësi të kompanive po e bartin pasojat qytetarët, tha Bajrami. Ndërsa Zija Aliu u shpreh se shfrytëzimi i thasëve të najlonit për mbeturina nuk po shihet si i suksesshëm ngase ato nuk po janë të sigurta sidomos po preken nga kafshët si qenët endacak apo macet dhe po bëhet shpërndarja e tyre në rrugë, gjë që sipas tij kthimi i kontejnerëve siç ka qenë më parë, ka qenë zgjidhje më e mirë./rajonipress/