UBT

Shënohet rënie e aktiviteteve kontrabanduese në brezin kufitar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fahri Vishi nga drejtoria rajonale për kufirin lindje tha për rajonipress se sipas krahasimeve statistikore kemi një rënie të aktiviteteve kontrabanduese me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në pikën kufitare Stublinë – Dobrosin.

Aktivitetet kontrabanduese në vijën kufitare Stublinë – Dobrosin dhe në përgjithësi në sektorin e lindjes kanw shënuar rënie. Kështu tha për rajonipres Fahri Vishi zyrtar i lartë policor nga drejtoria rajonale për kufirin lindje.

Sipas Vishit ky aktivitet i rënies që përfshinë rajonin e përgjegjësisë së kufirit Republika e Kosovës – Serbi- Stublinë – Dobrosin është arritur falë qytetarëve, angazhimeve dhe aktiviteteve të policëve, bashkëpunimit të ngushtë brenda organizatës policore, KFOR-in, bashkëpunimi me Prokurorin, Gjykatat, Doganën e Kosovës , Agjensionin e Ushqimit dhe veterinës . “Duke ju falënderuar këtyre hallkave gjendja në këtë pjesë kufitare paraqitet e qetë dhe stabile” tha Vishi.

Sipas tij njësia patrulluese kufitare përgjegjëse për këtë pjesë të kufirit, deri më tani sipas planeve operative dhe aktiviteteve tjera, ka zbuluar dhe evidentuar 35 raste të kontrabandës. “13 raste të iniciuara me kontrabandë kafshë të gjalla ( 125 krerë bagëti)
22 raste të iniciuara me kontrabandë mallrash të ndryshëm komercial duke e përfshirë edhe një rast kontrabande me cigare në vlerë prej 25.000 euro” tha Vishi.

FIDANISHTJA

Duke bërë një krahasim me vitet e kaluara apo edhe me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe sipas krahasimeve statistikore ka një rënie të aktiviteteve kontrabanduese tha Vishi.

Duke ju referuar kalimeve të mërgimtarëve sipas Vishit për shkak të procedurave doganore dhe kontrollës kufitare ato bëhen përmes pikave të kalimit kufitar “Dheu i Bardh” dhe Pikës Kufitare Muqibaba.

Vishi tha se bashkëpunimi i policisë me banoret e fshatrave kufitare konsiderohet shumë të mirë e që ky bashkëpunim realizohet për çdo ditë përmes kontakteve të njësive patrulluese me qytetar ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.