Eko Higjiena

Shënohet dita e shkollës “Vesel Muja” në Bresalc

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Është shënuar me aktivitete të shumta kulturo – artistike, dita e shkollës fillore “Vesel Muja” në fshatin Bresalc, shkollë kjo e cila mban emrin e mësuesit Vesel Muja i cili nga torturat që mori dekada më parë prej regjimit serb kishte ndërruar jetë.

Është tempull i dijes, i prosperimit dhe zhvillimit të vendi tonë të sapoformuar, nxjerrja e kuadrove nga kjo shkollë dhe nga ky vend u tha në këtë tubim. Duhet edhe më tepër të punojmë dhe të avancohemi bashkërisht që sukseset tona të jenë edhe të mëdha, sepse vetëm atëherë mund të nisim me krenari procese të rëndësishme, siç nisi para shumë vitesh mësuesi, emrin e të cilit sot e mbanë kjo shkollë kur ai nxënësve u interpretoi fjalët e lirisë, të shtet – formimit, arsimimit, edukimit dhe të bërjes së Kosovës Republikë.

Drejtori i shkollës, Ajvaz Beqiri, duke falënderuar për pjesëmarrje dhe duke i uruar nxënësit, prindërit, personelin arsimor dhe Komunën e Gjilanit për ditën e shkollës “Vesel Muja”, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit të gjeneratave të reja.

Naim Rasimi, zyrtar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, tha se kjo shkollë si edhe shumë të tjera janë duke arritur rezultate të prekshme. Përkushtimi juaj ndikon në suksesin dhe interesat tona të përbashkëta, për të përgatitur një rini të aftë dhe të suksesshme në tregun e dijes dhe punës. DKA është gjithnjë pran jush dhe kërkesave tuaja. Nxënësit janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, ndaj të gjithë bashkërisht duhet ta avancojmë edhe më tutje arsimin gjilanas.

RCCOLA

Vajza e Vesel Mujës, tha se nga vdekja e babait tonë për ne si familje tetori është krenari por edhe dhimbje. Por, nga paslufta e këtej e veçanërisht para tri vite e tutje krenaria e dhimbja është shndërruar edhe në një festë të madhe. Ajo tha se kontributet e njerëzve asnjëherë nuk duhet të harrohen, por nga fuqia e kontributit të tyre në të kaluarën duhet të bëhet çmos në ecjen përpara të të gjithë neve.

Mësimdhënësi i kësaj shkolle Mehmet Murati, duke evokuar kujtime për Vesel Mujësn dhe duke elaboruar aktivitetin e tij gjatë jetës sa ishte gjallë tërhoqi një paralele krahasimi duke thënë se fshati Bresalc ka një tokë e cila nuk e bënë shumë bereqetin por ama ka burra të shquar që kanë lënë gjurmë gjatë historisë.

Në fund nxënësit e kësaj shkolle me aktivitetet e tyre kulturo – artistike para të pranishmëve kanë shprehur dijen, talentin dhe vendosmërinë për të vazhduar përpara. Me recitale, këngë e valle kanë argëtuar të pranishmit./rajonipress/