RCCOLA

Shënohet dita e shkollës “Musa Zajmi” e “Mehmet Isai”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Është shënuar Dita e Shkollës fillore “Musa Zajmi” dhe shkollës së mesme “Mehmet Isai”, me suksese të reja dhe me aktivitete të shumta kulturo-artistike të përgatitura nga nxënësit dhe arsimtarët e tyre.

Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzati, tha se qeveria komunale dhe ajo qendrore janë duke punuar vazhdimisht për ngritjen e kualitetit në shkollat tona dhe përgatitjen e tyre me infrastrukturë bazike dhe të nevojshme për punë.

Edhe këtë vit do të bëhen shumë investime nëpër shkollat tona kudo në Komunë, poashtu është paraparë që shkollat tona të pajisen edhe me nga një kabinet të informatikës. Ai tha se sikur edhe shumë shkolla edhe “Musa Zajmi” ka thithur shumë donacione nga infrastruktura fizike e deri te ajo praktike mësimore.

Nevzati tha se angazhimet e të gjithë juve janë që të përmbushet misioni juaj fisnik për të cilin angazhim ne ju falënderojmë dhe gjithnjë do t’u rrimë pran për ecje të fuqishme përpara. Shkolla juaj është duke korrur shumë suksese në nivelin komunal ,por edhe në nivel vendi dhe qëllim i yni është që ne ta bëjmë aplikimin dhe përvetësimin e metodologjive të reja edukative drejt shkollës evropiane, por edhe në përmirësim të standardit dhe dinjitetit të mësimdhënësit.

Uji Dea

Ndërsa drejtorët e shkollave “Musa Zajmi” dhe “Mehmet Isai”, Ramadan Dermaku përkatësisht Florim Bajrami duke shpalosur para të pranishmëve historikun e shkollave përkatëse thanë se është angazhim i të gjithëve bashkërisht për të arritur këto rezultate që këto shkolla i kanë sot, mirëpo sipas tyre kanë edhe shumë rrugë të gjatë për të bërë deri në përmbushjen e synimeve të tyre.

Siç thanë ata shkolla shqipe ishte në planin e parë edhe gjatë luftës për çlirimin e vendit, ndërsa tani përsëri është në planin e parë, por tash për ngritjen intelektuale dhe profesionale të nxënësve të cilët shumë shpejt do t’i shohim në sfera të ndryshme të jetës dhe kyçe për zhvillimin e vendit.

Programi ka vazhduar më pas me aktivitete të shumta kulturo-artistike të përgatitura nga nxënësit dhe mësimdhënësit./rajonipress/