Eko Higjiena

Shënohet Dita Botërore e tuberkulozit në Viti me aktivitete vetëdijësuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të shënimit të Dita Botërore e Tuberkulozit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, në bashkëpunim me organizatën Hendikos dhe personat me aftësi të kufizuara, ka organizuar një sërë aktivitetesh vetëdijësuese për qytetarët.

Një nga aktivitetet kryesore ishte ligjërata me temë “Tuberkulozi dhe trajtimi i tij”, e mbajtur nga Dr. Edona Zeka, ku u trajtuan aspektet kryesore të kësaj sëmundjeje, mënyrat e përhapjes, diagnostikimit dhe trajtimit të saj.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen drejtpërdrejt dhe të shtrojnë pyetje rreth kujdesit shëndetësor dhe parandalimit.

KKVITI

Në përfundim të ligjëratës, u shpërndanë broshura informuese që përmbajnë këshilla praktike mbi tuberkulozin, si dhe udhëzime për menaxhimin e rasteve të mundshme të infektimit brenda familjes.

Sipas drejtoreshës së QKMF-së në Viti, dr. Vjollca Kadolli Halili, gjatë ditës janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera në funksion të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për këtë sëmundje infektive.

Dita Botërore e Tuberkulozit shënohet çdo vit më 24 mars dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike të tuberkulozit, si dhe të nxisë përpjekjet globale për eliminimin e kësaj sëmundjeje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.