Fundamenti

Shënohen incidentet e para në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha për rajonipress se deri tani janë shënuar tri incidente gjatë procesit të votimit. Dy raste janë shënuar në shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe një në Ranillug tha Hashani.

Sipas Ismet Hashanit dy rastet në “Thimi Mitko” janë evidentuar si incidente pasiqë në rastin e parë një qytetar është kapur derisa po e fotografonte votën, kurse në rastin e dytë janë gjetur në një tualet 8 fletëvotime që me gjasë janë të komesionerëve që janë ushtruar një ditë më parë tha Hashani për rajonipress.

Eco Higjiena

Hashani ndërkaq tha se në Ranillug një serb është kapur derisa ka shpërndarë llaminat në këmbim të votës. “Nuk duhet se çka do të vendos prokurori për këto raste , por policia i ka shënuar si incidente gjatë procesit të votimit” tha Hashani ./ rajonipress/