UBT

Shengyl Imami: Pankarta “Prishtina Kampion” ishte dedikuar për Fadil Vokrrin në 100 vjetorin e themelimit të FC Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilanasi e ish-futbollisti i Juniorëve të Prishtinës, Shengyl Imami, pas 40 vitesh këto ditë i’a dhuron FC Prishtinës pankartën “Prishtina Kampion”, të cilën e kishte përgatitë në vitin 1983. Prishtina në këtë vit po garonte krah për krah me Teteksin, Sutjeskën e Radin, në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë për tu bërë kampion.

Shumë futbollist anembanë Kosovës po e përforconin FC Prishtinën për t’ja arritë qëllimin, dhe ky qëllim u arritë pasiqë në vitin 1983 bëhet kampion, duke u inkuadruar në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Pas plot 40 vitesh gjilanasi, Shengyl Imami, rikthen kujtesën e tij se si në atë kohë kishte vendosur që ta shkruante këtë pankartë. “Kam qenë i dashuruar pas futbollit dhe kisha talent. Regjistrova Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, u regjistrova edhe për Juniorët e Prishtinës por shumë shpejt rikthehem në vendlindje në Gjilan. FC Prishtina ishte tërë Kosova, pankartat e shkruara i kisha parë në futbollin Italian dhe vendosa ta bëjë një duke shkruar “Prishtina Kampion”, kur e kam shpalosur këtë transparent në stadium shumë shikuesi më kanë përqafuar dhe qanin njerëzit nga emocionet dhe nga dëshira që Prishtina ta arrinte kulmet e saj”, thekson Imami pas plot 40 vitesh.

Eco Higjiena

Imami, tregon se kujt kishte dashur të ja dorëzon këtë transparent. “Me kalimin e kohës dhe lufta në Kosovë kjo pankart më kishte humbur dikund, por para një kohe e kisha gjetur dhe i kisha premtuar zemrës sime se këtë do t’ja dhuroj legjendës Fadil Vokrrit me rastin e 100 vjetorit të themelimit të FC Prishtinës, por perëndia na mori shpejt dhe kjo ëndërr nuk mu realizue. Për mua Vokrri ka qenë njëri ndër 5 futbollistët më të mirë Evropian, por ishte Shqiptarë dhe nuk u vlerësua. Nga zemra ime me shumë emocione, krenari – këtë transparent, ja dorëzova krerëve të FC Prishtinës, ndërsa i falënderoj shumë për respektin e tyre të treguar ndaj meje”.

Shengyl Imami zhvilloi karrierë të futbollit në disa klube, ndërsa për një kohë ishte edhe donatorë kryesor tek FC Drita. Sot, Imami është një biznesmen tejet i suksesshëm dhe i çmuar në qytetin e Gjilanit e më gjerë./rajonipress/