RCCOLA

“Shëndetësorët” e LDK-së po gënjejnë

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Gjilani asnjëherë deri më tani nuk ka pas përkushtim më të madh për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale se gjatë qeverisjes së PDK-së.

Kështu thuhet në reagimin e zëdhënësit të Komunës Shefik Surdullit rreth akuzave të LDK-së. Surdulli i cili ka transmetuar deklaratat e Xhemajl Salihut dhe të Valbon Milazimit ka thënë se ata të LDK-së po vajtojnë se qeveria komunale ka lënë pas dore shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, ndërsa harrojnë se çfarë turpi bënë kur e kishin në dorë shëndetësinë për 7 vite rresht.

Ndërsa vazhdojnë me këtë turp në Spitalin Regjional, që për fatkeqësi, akoma e drejton njeriu i LDK-së, i cili po hetohet për keqemenaxhim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare..

Drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dr. Xhemajl Salihu, i ka rikujtuar këtij komisioni të LDK-së, të ashtuquajtur ”për shëndetësi”, se disa prej projekteve të realizuara në SHMS që asnjëherë më parë nuk ka ndodhë në komunën e Gjilanit, madje as edhe në Kosovë:

Ne kemi ndihmuar 1100 familje me pako ushqimore dhe lëndë djegëse brenda 2 muajve; i kemi ndihmuar 250 qytetarë për blerje të barnave; i`u asistojmë 20 familjeve të dëshmorëve, i paguajmë qira 35 familjeve pa strehë mbi kokë; dërgojmë mjekun në çdo skaj të komunës së Gjilanit, çdo vit ndihmojmë në ndërtimin e 3-4 shtëpive për skamnor duke gjetur donatorë dhe për këtë mburremi, përderisa ”shëndetësorët” e LDK-së nuk e di me çfarë mburren!

Investimet kapitale po ndodhin ashtu si ne planifikojmë dhe do t’i realizojmë 100 për qind, sepse e kemi marrë besimin për këtë.

Sa i përket ujit, ne kemi bashkëpunim të ngushtë me IKSHP dhe e monitorojmë gjendjen 24 orë. Në kuadër të kësaj kemi bërë klorizimin e ujit tri vite radhazi, ndërsa LDK asnjëherë gjatë për 7 vite të shkreta të qeverisjes.
Ne po e bëjmë edhe Derratizimin dhe Dezinsektimin , e LDK kurrë s’e ka bërë.

I sugjerojmë të ashtuquajturit “komision për shëndetësi i LDK-së” ta marrin raportin e auditorit dhe tri raportet e inspektoratit të shëndetësisë dhe t’i krahasojë me raportet kur këta kanë qeverisë, dhe nëse kanë pakë ndërgjegje, sigurisht që do të turpërohen.

Politizimi kishte metastazuar dhe kishte goditë për “vdekje” të gjitha segmentet e qeverisjes nga LDK. Nga kjo e keqe e shëmtuar, shpëtuam aq sa mundëm, ndonëse akoma po i bartim ato pasoja.

Në reagimin e Komunës thuhet se asnjëherë në pozitat udhëheqëse nuk kanë zgjedhur njerëz nga vija partiake, por vetëm profesionist, e këtë është dashur t’ua thotë (nëse guxon nga ju!) doktori juaj i nderuar Fejzullah Berisha, shef i QMF “Ramiz Cernica”.

Ndërsa asnjëherë shefave dhe motrave kryesore nuk i kemi imponuar anëtarësimin në parti siç e patët bere ju “shëndetësorët” e LDK-së, që komplet stafin udhëheqës e keni pas dërguar në selinë e partisë suaj për t’iu dhënë me pompozitet libreza partiake.

Do të duhej t’i tregoni qytetarëve se, kur ju keni udhëhequr me QKMF-në, keni punësuar 23 punëtorë të rregullt pa konkurs publik. Tash ju (për fat të keq) qeverisni me Spitalin Regjional ku keni pranuar 40 punëtorë, pa konkurs. Përderisa ne nuk kemi asnjë të punësuar pa konkurs.

Ju kur keni udhëhequr me QKMF, i detyronit familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe pensionistët, të paguajnë shërbimet në mënyrë antiligjore. Kështu keni vazhduar edhe në Spitalin Regjional deri sa nuk ju goditi Agjensioni Antikorrupsion.

Madje keni pranuar publikisht dhe keni bërë dy mëkate; keni deklaruar se ka mit-marrje ne spital dhe i keni plaçkitë qytetarët.

Fundamenti

Ju po udhëhiqni me Spitalin Regjional dhe nuk po flisni për borgjet mbi 500 mijë euro. Nuk po i tregoni qytetarëve se autoambulancat i keni të paregjistruara dhe i përdorni në gjendje jo të rregullt teknike. Prandaj ju sugjerojmë të ktheni kokën aty ku po qeverisni ju, se hetuesinë e keni aty çdo ditë. Aty është sherri dhe plaçkitja, kaosi dhe anarkia!

Lidhur me shpifjet e LDK-së për mosfunksionimin e aparaturave, drejtori i QKMF-së Valbon Milazimi, ka deklaruar me përgjegjësi: “ LDK gënjen kur thekson se nuk ka ose nuk funksionojnë aparaturat, ndërsa ata vetë e dinë se te gjitha aparaturat (EKG, inhalator, etj të gjitha janë në gjendje të rregullt dhe shumë funksionale.

Prandaj është për të ardhur keq që “profesionistët” e LDK-së dalin para publikut dhe gënjejnë për interesa personale, të yshtur nga politika destruktive.

Rrena tjetër e “shëndetësorëve “ të LDK-së, ka të bëjë me ujin dhe burimet alternative te energjisë, që gjithashtu është shpifje, sepse në të gjitha qendrat ekzistojnë burimet alternative dhe uji, pos në Llashticë ku punët tashmë kanë filluar dhe po ecin mbare.

LDK – “profesionistet” e saj shëndetësor, shqetësohen për emërime dhe punësime “te militanteve” te PDK-së në QKMF, duke harruar se në këtë qendër nuk udhëheqin politikanet, po profesionistet, dhe si rezultat struktura udhëheqëse ndërtohet nga profesionistë të të gjitha partive (këtë e themi vetëm për t’ua bërë publike gënjeshtrat, sepse dy Shefa janë te LDK-se dhe Koordinatori i cilësisë poashtu, që ne i kemi trajtuar si profesionist e jo si te LDK-se).

Pastaj shqetësohen se janë shpikur vende pune për militant. Së pari të gjithë duhet ta dinë se shëndetësia është dinamike dhe po rritet e zhvillohet, prandaj gjithnjë do ketë nevojë për strukturime e ristrukturime me profesionist.

Së dyti “profesionistet” e LDK-se, duket se nuk kanë aftësinë e juristëve të LDK-së për të lexuar Statutin e QKMF-së.

Të gjitha raportet e Institucioneve relevante që mbikëqyrin e kontrollojnë punën e QKMF-se janë pozitive e inkurajuese, përfshirë edhe Raportin e fundit të Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë, që kanë kontrolluar në detaje gjithë fushëveprimtarin dhe funksionimin e QKMF-se, dhe kemi dalur pa asnjë vërejtje.

Bazuar në këtë Raport ne jemi më të mirët në Kosovë. Dhe ju e dini këtë, ndaj meqë edhe ju keni bërë një Betim Hipokrati – mos u bëni Hipokrit.

Është e pakrahasueshme qeverisja jonë me atë kur ju keni udhëhequr QKMF-ne, sepse ato janë paradoksole.

Ju jeni dyfytyrësh kur dilni para publikut dhe kur flasim mes vete si njerëz të të njëjtit profesion, dhe është vështirë të kuptohet cilët jeni ju në të vërtet.

Ju pranoni rezultatet shume inkurajuese në QKMF sa herë që takohemi. Prandaj vërtet vështirë të kuptohet loja e dyfishtë.

S`i koleg do të dëshironim të flisnim si mjek dhe profesionist të shëndetësisë. Ne nuk duam te flasim si politikan. Ju si te tille nuk po mbeteni as mjek e nuk po bëheni dot as politikan”, ka thënë ndër të tjera drejtori i QKMF-së, Valbon Milazimi./rajonipress/.