UBT

Shëndetësia primare e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Komuna e Gjilanit, respektivisht shëndetësia primare në Gjilan, me aktivitete të ndryshme simbolike brenda qendrave të mjekësisë familjare por edhe në sheshin kryesor të Gjilanit, kanë ofruar shërbime për qytetarë të rastit, informim dhe udhëzime për sëmundje të ndryshme shëndetësore.

Drejtori i Shëndetësisë Selami Xhemajli ka potencuar rolin e rëndësishëm që kanë mantelbardhët në Gjilan, e veçanërisht infermierët të cilët gjatë gjithë kohës janë në shërbim të qytetarëve krahas stafit tjetër.

Ai potencoi angazhimin e Komunës së Gjilanit, e cila është duke punuar vazhdimisht për ndërtimin e kushteve më të mira për personelin shëndetësor, por edhe për kushte me të mira dhe shërbime më kualitative për pacientet që marrin shërbimet shëndetësore.

FIDANISHTJA

Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, tha se “aktiviteti i sotëm ishte simbolika e punës së infermierëve në detyrën, që çdo ditë e bëjnë. Kemi aktivitetin e njëjtë që është shënuar në të gjitha qendrat e shëndetësisë primare por edhe në qytet. Shëndeti i qytetarit dhe shërbimi i shpejtë për ta është një prioritet i punës pavarësisht se ku gjendet pacienti, në shtëpi apo në institucionin shëndetësor. Infermierët janë hallkë e fuqishme e shëndetësisë së Kosovës”, kanë thënë ndër të tjerash Berisha.

Për ndryshe, në sheshin kryesor para Teatrit të Qytetit infermierët nën mbështetjen e stafit të drejtorisë dhe zyrtarëve të ndryshëm, kanë bërë shpërndarjen e fletëpalosjeve që janë me karakter të shëndetit më të mirë, preventivës por edhe trajtimit të problemeve të ndryshme shëndetësore.

Njëkohësisht për të gjithë të interesuarit është bërë matje e tensionit të gjakut dhe matjen e sheqerit në gjak./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.