Fundamenti

Shëndetësia, “e sëmurë”!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Adem Rexhepi kishte ardhur në Prishtinë nga Pogragja e Gjilanit, për të realizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një kontroll. Plaku, rreth të shtatëdhjetave, tek dilte nga Klinika nuk e kishte idenë që dita kur ai kishte mbaruar kontrollin mjekësor ishte pikërisht Dita e Shëndetësisë.

Pas spitalit, pikë fokusi e plakut ishin qendrat diagnostike që do të mundë t’i jepnin atij shërbimin që ai nuk e kishte marrë brenda spitalit kryesor të vendit. “Më thanë t’i kryej do incizime e pastaj të kthehem”, ka thënë për gazetën burri në moshë.

RCCOLA

Ai tha se nuk mund të jetë i kënaqur me shërbimin që ka marrë derisa pjesën më të madhe të shërbimeve i duhet t’i kryejë jashtë spitalit.

Derisa Ministria e Shëndetësisë Ditën Botërore të Shëndetit në Kosovë e ka shënuar simbolikisht në Malishevë, duke i kushtuar vëmendjen parandalimit të etheve hemorragjike – krime kongo, që shkaktohen nga pickimi i rriqrave, ekspertë të shëndetësisë në Prishtinë kanë kritikuar ashpër Qeverinë për gjendjen në sektorin shëndetësor/zeri/