FITORJA

Shemsi Nuhiu para Gjykatës së lartë në Beograd deklarohet i pafajshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Beograd, 7 qershor – Dëshmitarët e mbrojtjes së pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shemsi Nuhiu, kanë dëshmuar dje para Gjykatës së Lartë në Beograd.

Sipas dëshmitarëve, i pandehuri Nuhiu ka qëndruar në Kumanovë dhe nuk ka qenë fare në Gjilan, në kohën për të cilën është akuzuar, raporton portali Presheva.

Në përpjekje për të kriminalizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prokuroria në Serbi e ngarkon Nuhiun dhe 16 pjesëtarë të UÇK-së për vrasje në periudhën nga fillimi i qershorit deri në fund të dhjetorit të vitit 1999.

Uji Dea

Dëshmitari Shaban Hajdari tha para Gjykatës në Beograd se me Nuhiun ka punuar në ndërtimtari në Kumanovë. Ndërsa daja i Nuhiut, Enver Gjinali, ka precizuar se Nuhiu në mars të vitit 1999 me familjen e tij ka ardhur në Kumanovë dhe ka qëndruar deri në dhjetor të vitit të njëjtë, pastaj janë kthyer në Kosovë.

Dëshmitari tha se Nuhiu është kujdesur për vëllain e sëmurë dhe vazhdimisht ishte “i lidhur” me të.

Shemsi Nuhiu është arrestuar në Zvicër, ndërsa organeve të drejtësisë në Serbi iu është dorëzuar në mars. Ai para Kolegjit të Gjykatës së Lartë për krime të luftës ka mohuar fajësinë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.