Shemsedin Elezi tregohet lider i përkushtuar për komunitetin në Zhegër

Gjilan – Shemsedin Elezi është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në Zhegër dhe pjesë e këshillit të fshatit. Ai është vazhdimisht aktiv në teren dhe vazhdimisht informon dhe ndihmon komunitetin në Zhegër për të realizuar projektet. Në tubimet e ndryshme që mbahen në Zhegër, Shemsedin Elezi arrin t`i bëjë të gjithë bashkë, pozitë e opozitë.
Nga takimi i fundit me përfaqësues të partive politike dhe të këshillit të fshatit Shemsedin Elezi ka folur për projektet që pritet të realizohen në këtë mandat qeverisës. Elezi ka një përkrahje të jashtëzakonshme në Zhegër, pikërisht për shkak të seriozitetit që ka në punë dhe angazhimeve të shumta që bënë në interes të qytetarëve.
Sipas tij nga takimi i fundit është vendosur punësimi i dy punëtorëve të rregullt, për pastrimin gjeneral të Zhegrës, sipas një pilot projekti tremujorë, me mundësi vazhdimi të përhershëm, me vetëfinancim dhe pagesë mujore prej 2 (dy) €, e për ata që kanë kushte të vështira, vetëm 1€ për familje.
Zgjerimin e hapësirës ndërmjet postës dhe ambulancës, e cila do të përdoret për parkim të automjeteve për ata që shkojnë në ambulantë, postë apo kafiteri. Ai material do të përdoret për të mbushur hapësirën te parku i ri te lapidarët e dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini, e që poashtu ka kosto që do ta participojmë.
Për këto projekte do të kemi përkrahjen e Shoqatës “Zhegra” në Gjenevë, e cila ishte promotore e projektit të lapidarëve dhe financuesi më i madh i saj.
Kryetari i Shoqatës z. Agim Sherifi deklaroi 100 € nga buxheti privat si dhe kyçje direkte në vazhdimësi, si dhe konsultë me kryesinë për hapat në vazhdim. Përndryshe vetëm ditët na ndajnë derisa zyrtarisht do të ndalohet parkimi në trotuar dhe rrugët te lapidarët. Shumë shpejt do t’a kemi një Zhegër më të bukur ka thënë Elezi./rajonipress/