Eko Higjiena

Shemsedin Elezi shembull i kandidatit për këshilltar komunal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shemsedin Elezi është një aktivist i palodhur dhe një njeri shumë komunikues, i sinqertë në veprime, i dashur për komunitetin. Ky kalibër normalisht që i duhet çdo subjekti politik dhe çdo qytetar do ta votonte me kënaqësi.

Shemsedin Elezi është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së. Jo pse i takon këtij subjekti politik, por Shemsedin Elezi mbi të gjitha ka dhënë shembull se si një kandidat duhet t`i ketë të gjitha premisat pozitive për të kërkuar votën e qytetarit.

Elezi ka punuar gjatë me qytetarët e Zhegrës dhe çdo kontribut që e ka bërë aty e ka bërë në interes të fshatit. Mbi të gjitha është komunikues, është transparent, i sinqertë, jo përjashues gjatë punës dhe me të drejtë kërkon votën e qytetarëve për të qenë pjesë e asamblesë komunale.

Lexojeni postimin e plotë të Shemsedin Elezit

Në emër të zotit!

Uji Dea

Kam nënshkruar, me çka edhe kam vendosur që të jem kandidat i nominuar për ansamble komunale të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me kërkesën time, e për të treguar se unë nuk shtyhem për numra e privilegje, por të gjitha i bëj me punë e sinqeritet, kam zgjedhur numrin e fundit në listën zgjedhore, numrin 38.

Pra të dashur qytetarë, unë do të jem njëri nga qindra opsionet e komunës së Gjilanit.
Poashtu një nga më tepër se 10 opsione nga Gryka e Karadakut.

Vendosni Ju se cili do të ju përfaqësojë!
Mendimi Juaj është mendimi im!

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.