Shembull human i Valentinës
Gjilan – Ndonëse ishte dita e gruas Valentina Bunjaku kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së nuk ka hezituar që të dhurojë gjak për nevojat e njerëzve duke përçuar një mesazh sa human aq edhe të dobishëm dhe njerëzor edhe për të tjerët.
Valentina Bunjaku në ditën e gruas nuk ndeji duarkryq. Ajo organizoj edhe gratë tjera të LDK-së dhe shkoj për të dhënë vullnetarisht gjak. “Unë e di që shumë njerëz kanë nevojë për gjak dhe kjo është ndihma më e vogël që kam mundur të bëjë për këtë kategori. Ne edhe pse jemi pjesë e politikës nuk kemi dëshirë të jemi indiferentë ndaj rasteve që edhe mund të shpëtojnë jetë” tha Bunjaku.
Ky aksion i Forumit të Gruas sipas Bunjakut ka për qëllim të ndërgjegjësojë shtresën tjetër të politikanëve që edhe ata t`i përgjigjen vullnetarisht këtyre aksioneve ku në pyetje është jeta e njeriut./rajonipress/


