Eko Higjiena

Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata e Parisit ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me zjarrin që ka shpërthyer në katedralen Notre Dame në Paris.

“Gjithçka po digjet, asgjë nuk do të mbetet”, ka deklaruar zëdhënësi i Notre Dame, Andre Fino, transmeton Telegrafi.

E nënkryetari i Parisit, Emmanuel Gregoar, ka deklaruar për BFMTY se ekipet e zjarrfikësve janë duke u munduar t’i shpëtojnë veprat artistike që gjenden brenda katedrales.

Megjithatë, kapiteni i zjarrfikësve është skeptik për këtë, pasi ka pranuar se është vështirë të luftohet një zjarr i tillë.

Hidromorava

“Të futesh brenda në këto momente është shumë problematike”, ka shtuar ai para gazetarëve kur është pyetur për gjendjen e katedrales.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, kurse sipas mediave lokale, zjarri kishte shpërthyer në çati. “Çatia është shembur”, ka njoftuar një burim i televizionit francez France 24.

Katedralja 850 vite e vjetër konsiderohet si simbol i qytetit të Parisit, kurse sipas mediave botërore, vetëm gjatë vitit të kaluar e kanë vizituar afër 13 milionë turistë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka anuluar të gjitha planet përfshirë këtu fjalimin drejtuar kombit, kurse kryetarja e Parisit, An Idalgo ka shkruar në Twitter se zjarri është duke vazhduar të shkatërron katedralen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.