RCCOLA

Shema: Kyçja e femrave dhe të rinjëve në Sindikatë e domosdoshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mejreme Shema nga Rrjeti i Gruas Sindikale ka folur para studentëve, sindikalistëve dhe grupeve tjera sindikale në Gjilan për rolin e gruas dhe të rinjve në Sindikatë. Shema tha se kyçja e të rinjve dhe femrave në organizimet sindikale është shumë e nevojshme.

Organizuar nga Fondacioni Friedrih Ebert Stiftung me seli në Prishtinë të shtunën në ambientet e Hotelit Kristal është mbajtur një tryezë me temën “Roli i gruas dhe i të rinjve në Sindikatë”.

Alush Berisaha koordinator për dialog social në FES tha se këto tryeza kanë për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e të rinjve dhe të rejave në kyçjen e tyre në organizimet sindikale.

Kurse, Mejreme Shema nga Rrjeti i Gruas Sindikale brenda BSPK-së ndryshe e trajnuar, e certifikuar me një përvojë të gjatë në fushën sindikale tha se sindikatat fatkeqësisht e kanë humbur rolin dhe ndikimin e saj që kanë pasur më herët. “Sindikatat janë të nevojshme, të dobishme kur ato janë aktive, kur ato janë të organizuar, të fuqishme dhe aktivisht të organizuara. Sindikatat duhet të jenë të pavarur dhe të kenë financim” tha Shema.

Shema tha se në këtë drejtim roli i të rinjve dhe kyçja e femrave, grave në organizimet sindikale është shumë i nevojshëm. “Të rinjtë duhet ta gjejnë vetën në sindikatat kurse femrat duhet të jenë më aktive dhe të marrin rolin e saj vendimmarrës. Asnjë shoqëri demokratike nuk mund të jetë e fuqishme pa sindikatat funksionale. Megjithatë sindikatat duhet të kenë planet e tyre, duhet të kenë strategjitë e tyre, duhet të kenë vizion” etj.

Mobi Casa

Sipas Shemës sindikatat duhet të jenë të pavarura dhe jo të jenë në shërbim të ndonjë partie politike apo qeverie aktuale.

Në debat kanë folur edhe Blerim Mehmeti, Idriz Ramadani, Fikri Mehmeti etj. Debati është organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë./rajonipress/