Hidromorava

Shefkiu: Urbanizmi i Gjilanit me efikasitet në shërbime e rezultate

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – “Trendet pozitive dhe gatishmëria e qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve të reja, pajisja me leje ndërtimore, por edhe planifikimi i zonave të reja urbane, implementimi i planeve rregulluese në terren, monitorim dhe me angazhime konkret në legalizim të objekteve pa leje”, ka thënë në fillim të konferencës drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Valon Shefkiu.

Shefkiu ka pohuar se gatishmëria e qytetarëve të Gjilanit për të legalizuar ndërtimet dhe për të marrë leje urbanistike është më e madhe se asnjëherë më parë dhe kjo poashtu përkthehet edhe në të hyra financiare për Komunën.

“Falë gatishmërisë së madhe të qytetarëve të Komunës së Gjilanit për t’u pajisur me leje ndërtimore, Komuna e Gjilanit ka krijuar tejkalim në të hyrat nga kjo kategori dhe gjithashtu është ruajtur edhe hapësira e planifikuar për ndërtime. Periudha janar – gusht ka krijuar të hyra nga lejet ndërtimore vlerën prej 680 mijë euro dhe në raport me shumën e planifikuar, del që deri në këtë periudhë është realizuar 80 për qind e planifikimit vjetor, apo 60 për qind rritje në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kështu, lejet ndërtimore janë lëshuar për rreth 130 mijë metra katror ndërtim dhe kur kemi parasysh që pjesa e mbetur e këtij viti ka edhe katër muaj, atëherë kemi kohë të mjaftueshme në dispozicion për të shënuar tejkalim edhe më të madh në raport me planifikimin vjetor në të gjitha sektorët e drejtorisë”, ka thënë, Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu.

Edhe sa i përket procesit të hartimit të planeve rregulluese të hollësishme Shefkiu ka prezantuar punën që është duke u bërë në sektorin e planifikimit, duke potencuar që gjithçka po punohet me intensitet të lartë.

“Në aspektin e hartimit të planeve rregulluese të hollësishme, sektori i planifikimit sikur edhe sektorët e tjerë janë duke punuar me dinamikë të shtuar. Kështu, planifikimi për zonën “Fidanishte 2” vetëm pritet të marrë aprovimin e Kuvendit në seancën e radhës, pastaj “Qendra 4”, është në përfundim pasi që janë kryer të gjitha procedurat, debatet e nevojshme të parapara sipas ligjit të planifikimit sikur që është edhe “Qendra 1”, Lagja e Spitalit, “Qendra 2 dhe 3”, por edhe një punë shumë e madhe është bërë në hartimin e profilit dhe analizave të skenarëve të mundshëm për planin rregullues hapësinor “Zabeli 1””, tha ai, duke spikatur që janë duke punuar edhe në revidimin e Planit Zhvillimor Komunal.

ARKATANA

Drejtori Shefkiu ka thënë se hapja e rrugëve nëpër zonat e planifikuara, është bërë me mbështetjen dhe përkrahjen edhe të kryetarit Lutfi Haziri dhe kështu sipas tij është bërë hapja e rrugëve në zonën “Fidanishte”, në kampin “Monteith”, dhe po vazhdohet në zonën “Livadhet e Arapit “ për të cilën sipas tij janë mbajtur edhe dëgjimet publike.

Drejtori i Urbanizmit Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Valon Shefkiu, gjithashtu ka thënë se janë duke shqyrtuar me kujdes dhe efikasitet kërkesat e qytetarëve lidhur me hartimin e elaboratit të shpronësimit për interesat publike brenda PRRU-ve, hapjen e korridoreve të reja, konkretisht rrugëve lidhëse.

Ndërsa, punë shumë të madhe ka bërë sipas drejtorit Shefkiu, edhe sektori i Inspeksionit të ndërtimit në këtë Drejtori, është duke dhënë kontribut të madh në monitorimin dhe ruajtjen e planeve komunale.

“Inspektorët janë thjeshtë ata të cilët kërkojnë legalizimin e ndërtimeve. Në asnjë moment inspektorët nuk veprojnë për të dënuar dikë, apo për të rrënuar objekte, por puna e tyre është vetëm angazhimi për legalizim të ndërtimeve që bëhen në Komunën e Gjilanit”, ka përfunduar konferencën drejtori, Valon Shefkiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.