Fundamenti

Shefki Kuqi, rekordist për numrin e skuadrave të ndërruara

/ 2 minuta lexim
HIDROMORAVA

Prishtinë – Shefki Kuqi të enjten mbrëma firmosi për një vit me skuadrën skoceze Hibernian. Pas më shumë se dhjetë vjetëve të kaluara në ligat angleze, sulmuesi kosovar vendosi që në edicionin 20122013 të luajë në kampionatin skocez.

35-vjeçari është mësuar të luajë në ligat e Anglisë, por ndërrimi i skuadrës nuk paraqet ndonjë risi për të. Kuqi, që njihet edhe me nofkën “fluturuesi”, për shkak të mënyrës se si i feston golat, është “shtegtari” më i madh në mesin e futbollistëve shqiptarë. Hiberniani është skuadra e tij e 15-të në karrierë, në nivelin senior. Edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë kanë ndërruar numër të madh të skuadrave, por asnjë si Kuqi, shkruan të shtunën Koha Ditore.

Mobi Casa

Prej futbollistëve aktivë shqiptarë, numri i atyre që kanë ndërruar dhjetë apo më shumë skuadra nuk është i madh. Vëllai i vogël i Shefki Kuqit, Njaziu, luan për skuadrën e 12-të në karrierë. 12 skuadra i ka ndërruar edhe Mehmet Dragusha, ndërsa Erjon Bogdani është paraqitur deri tani në 10 skuadra të ndryshme, sa edhe Bekim Kastrati e Blerim Rrustemi.

Besart Berisha është stabilizuar te Brisbane Roar e Australisë, që është skuadra e tij e tetë. Për tetë ekipe kanë luajtur edhe Shpëtim Hasani e Edmond Kapllani, derisa Valon Behrami po paraqitet për të shtatën skuadër. Ndërkaq, Astrit Ajdareviq po ashtu ka ndërruar 7 skuadra, por me gjasa të mëdha që të shtojë numrin e tyre pasi tashti ka vetëm 22 vjeç.