Shefki Kuqi nuk është mësuar të rrijë ulur

Prishtinë – Shefki Kuqi ka gati 20 vjet karrierë profesioniste, por sikurse tash nuk i ka ndodhur të shoh bashkëlojtarët e tij teksa luajnë, kurse ai të “nxejë” bankën e rezervistëve. Ai ka luajtur në Angli, Gjermani e Finlandë, në ekipe shumë elitare, por gjithnjë ishte ndër kryesorët e ekipit.
Ai është i vetëdijshëm se ka 36 vjet mbi supe, por thotë se për një ligë si ajo e Skocisë ku luan tash me Hibernianin, ndihet 26 vjeç.
Për Kuqin, qëndrimi në stol, në njërën nga ligat më të ulëta që ka bërë karrierë, është diçka e re, për më tepër e papranueshme.(koha)