UBT

Shefki analisti

/ 2 minuta lexim

Shefki Kuqi shumë shpejt pritet ta nisë një punë të re.

Futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Unibet për analizën e ndeshjeve të Kampionatit Evropian, ndërsa nga shtatori do t’i analizojë edhe Premierligën angleze dhe Ligën e Kampionëve, si dhe ndeshjet e përfaqësueses finlandeze.

“Kjo është një risi për mua, një sfidë interesante. Besoj se jam në gjendje t’u ofroj pasionantëve të futbollit atë që e kam fituar duke luajtur ndër vite në futbollin anglez. Kam luajtur për një kohë të gjatë në kampionate të ndryshme dhe i njoh lojtarët, trajnerët dhe stilin e lojës së skuadrave”, deklaroi ish përfaqësuesi finlandez për ueb faqen suomifutis.com.

Uji Dea

Drejtuesit e kompanisë Unibet janë të kënaqur që do ta kenë në rolin e ekspertit futbollistin e Oldhamit, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në skuadra të Premierligës si Blackburn e Newcastle.

“Angazhimi i Shefkiut në Unibet është një gjë e madhe. Ai është një legjendë e gjallë. Dëshirojmë t’u ofrojmë tifozëve të futbollit jo vetëm dizajnin dhe këshillat, por edhe lajme të jetës dhe futbollit britanik. Jam i sigurt se do të jetë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm ky”, deklaroi menaxheri i Unibet, Antti Tikka.(Express)