FIDANISHTJA

Shefja e EULEX-it tregon nëse Kosova është e aftë të marrë përsipër gjitha rastet e drejtësisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopoulou ka thënë se suksesi më i madh i këtij misioni është se po shkojnë dhe po lënë gjithë sistemin në duart e Kosovës.

“Jo gjithçka është e përsosur por askush nuk e priste këtë, institucionet e ligjit, të ndërtohen në 10 vjet. Kosova tani është plotësisht përgjegjëse për të ardhmen.Suksesi ynë më i madh është se ne jemi duke e lënë. Ne nuk do ta bënim këtë në qoftë se sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë do të ishte ashtu siç ishte 10 vjet më parë. Këtu kemi ardhur për autoritetet e Kosovës, t’u ndihmojnë të ngrisin bazën e sundimit të ligjit. Ne i ndihmuam dhe ata kanë bërë përparim të madh dhe tani është koha që ata të jenë plotësisht të përgjegjshëm dhe të mbajnë atë që kanë arritur në këto 10 vite”, ka thënë Papadopoulou.

Ajo shtoi se askush nuk priti që institucionet e sundimit të ligjit të ndërtohen në 10 vjet.

“Nëse ju më pyesni nëse çdo gjë ishte e përkryer, unë do të them, jo. Sepse askush nuk ka pritur që kjo gjë të jetë e përsosur. Së bashku me Kosovën, ne kemi qenë në gjendje të ndërtojmë bazat dhe situatë shumë më të mirë sot se sa ishte 10 vjet më parë”, ka shtuar ajo, transmeton Indeksonline.

FITORJA

E pyetur nëse është e bindur se Kosova është në gjendje të marrë përsipër të gjitha rastet, Papadopoulu ka thënë se kapacitetet ekzistojnë dhe se sa do të jenë të suksesshëm do të shihet.

“Ne mendojmë se ata kanë kapacitetet për ta bërë këtë. Ata kanë një sistem të mirë, prokurorësh dhe gjyqtarësh të cilët mund të merren me këto raste. Nëse do të kenë sukses, kjo mbetet për t’u parë. Se a kanë nevojë për ndihmë, sigurisht që është. Ne pra nuk do të shkojmë tërësisht pasi mbetemi një mision i ri, jo në rolin ekzekutiv por mbetemi me mandate të monitorimit dhe këshillimit..që është diçka në mes të Kosovës, që është plotësisht përgjegjëse për të ardhmen, sepse ne kemi qenë prej kohësh kolektivisht përgjegjës”, ka thënë Papadopoulu.

Sipas saj qëllimi më i rëndësishëm është të vazhdohet me gjithçka që është arritur dhe ruajtur deri më tani.

“Për Kosovën sfida më e madhe do të jetë qëndrueshmëria e institucioneve të sundimit të ligjit dhe natyrisht përmirësimit, sepse ka shumë gjëra që mund të përmirësohen. Qëllimi ynë është që të ndihmojmë që në atë të cilën kemi punuar gjatë, të shkojë në përmirësim”, ka përfunduar ajo për N1./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.