Eko Higjiena

Shefi i zyrës për komunitete Stefano Gnicchi qëndroi në Artanë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Shefi i zyrës për komunitete pran zyrës së Unionit Evropian në Prishtinë z.Stefano Gnicchi, ka vizituar komunën e Novobërdës.

Kryetari i Komunës Svetisllav Ivanoviq e ka njoftuar atë me problemet dhe nevojat me të cilat po ballafaqohen banorët muajve të fundit si dhe theksoi edhe një mori të incidenteve të sigurisë të cilat janë shënuar disa muaj të fundit.

Eco Higjiena

“Kohët e fundit janë intensifikuar edhe sulmet ndaj familjeve serbe, ku janë të shënuara më së shpeshti rastet e vjedhjeve të kafshëve, mekanizmit bujqësor, ku është një problem i veçantë për qytetarët, ku kryesisht jetojnë nga bujqësia “, theksoi Ivanoviq

Gjithashtu në takim është biseduar edhe për situatën momentale në Komunë, për projektet dhe planin për zhvillim ekonomik të Komunës së Artanës./rajonipress/